Aktivistja e kancerit, blogerja, prezantuesja dhe ish-mësuesja, Dame Deborah James, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Ajo ishte duke u trajtuar për kancerin e zorrëve dhe kishte mbledhur miliona për kërkimin e kancerit.
Dame Deborah, nënë e dy fëmijëve, u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016.
Familja e saj e përshkroi atë si “të mahnitshme” dhe një “frymëzim”. Ata kanë njoftuar vdekjen e saj përmes një postimi në faqen e saj në Instagram.
“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, mamaja më e mahnitshme”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, familja e saj tha se Dame Deborah ndau përvojën e saj për kancerin për të “rritur ndërgjegjësimin, për të thyer barrierat, për të sfiduar tabutë dhe për të ndryshuar bisedën rreth kancerit.
Edhe në momentet e saj më sfiduese, vendosmëria e saj për të mbledhur para dhe ndërgjegjësim ishte frymëzuese”./abcnews.al