Pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur, Guljelm Radoja, si pasojë e COVID-19, ka ardhur një reagim edhe nga Kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar edhe një foto të aktorit në një nga rolet e tij në kinematografi, shkruan: “Lamtumirë i dashur mik”.
Aktori Radoja vdiq sot si pasojë e përkeqësimit të shëndetit për shkak të covid 19.
Radoja ndodhej i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk ka mundur të dal i gjallë që aty. /abcnews.al/