Në Shkodër i jepet sot lamtumira e fundit kirurges së njohur të qytetit Zyliha Kraja. Ajo u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi ishte e infektuar me Covid-19.
Me lot në sy, kolegët e saj janë mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
“Doktoreshë nuk e dija që të vijë këtë barrë të flisja në këtë ceremoni mortore. Mendoja dhe besoja të të shtrëngoja dorën, siç bëje në këto ditë shtrimi në spital dhe të thoja ia hodhe mikja ime. Jeta e tillë është dhe ne nuk mundëm të shpëtonim, pavarësisht përpjekjeve tona për rreth një muaj. Ndihemi të pikëlluar për këtë humbje të madhe të koleges tonë”, shprehet një prej mjekëve.
Kraja trajtohej në shtëpi për sëmundjen por gjendja e saj u rëndua për shkak të trombozës.
Ajo u transportua menjëherë në Spitalin e Shkodrës por fatkeqësisht nuk mundi të fitojë betejën për jetën. Edhe pse prej vitesh ishte në pension ajo sërish ka vijuar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës.
Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja. g.v/abcnews.al