Humbi babain, nëna e Buzhalës del nga spitali: Na dha energji për të rifilluar jetën

schedule17:34 - 14 Korrik, 2020

schedule 17:34 - 14 Korrik, 2020

Gazetari Berat Buzhala pak ditë më parë humbi babain nga koronavirusi. Sot Buzhala ka njoftuar se pas 9 ditësh e shtruar në spital është kthyer në shtëpi nëna e tij, gjithashtu e prekur nga koronavirusi.

Gazetari shprehet se pas një jave të rëndë për familjen e tyre, rikthimi i nënës i ka lumturuar.

“Pas 9 ditëve qëndrimi në spital, gjithashtu e prekme prej virusit COVID, sot nana u bashku me ne, shnosh si molla. Ke nje jave bukur e randë per ne si familje, por ardhja e nanës na ndihmoi shumë, na dha energji për me e rifillu jetën aty ku u keput pardje.

Ani kqyrja qëndrimin, si me kane Kryetare e Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Buzhala.

Kuktojmë e pak ditë më parë gazetari njoftoi se është prekur nga Covid-19. Ai dhe familja e tij u vetëizoluan në shtëpi, ndërsa pak ditë më vonë babai i tij u përkeqësua dhe fatkeqësisht humbi jetën, teksa ishte i shtruar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!