Blogerja e njohur Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto të ndryshme. Ajo shihet në supet formë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ndërkohë, së fundmi përmes një postimi të bërë në Instagram, ajo ka treguar se ka humbur 6 kilogramë që nga vera e kaluar.
Armina shprehet se nuk ka mbajtur ndonjë dietë të caktuar, por ia ka arritur falë ushqimeve të zgjedhura dhe ushtrimeve.
“-6 kilogramë që nga vera e kaluar. Sekreti është që nuk kam mbajtur dietë, por ka ndikuar mungesa e kalorive dhe ushtrimet kardio”, shkruan blogerja.
Kujtojmë se Armina është prej kohësh e lidhur me Shkëlzen Berishën dhe dyshja kanë në plan të martohen së shpejti./abcnews.al



