“Humbësit të mos fshihen pas akuzave”, Balla: Hapja e listave tashmë është fakt

schedule12:16 - 20 Shtator, 2020

schedule 12:16 - 20 Shtator, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka marrë pjesë në takimin e organizuar në Asamblenë Socialiste në Belsh.

Ndërsa ka folur për hapjen e listave, Balla ka theksuar se nuk duhet humbur kohë dhe se Kodi Zgjedhor duhet votuar.

Po ashtu Balla ka theksuar se opozita duhet të heqë dorë nga ndërtimi i alibive duke u fshehur pas akuzave.

Statusi:

Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet e rëndësishme të 25 Prillit 2021, mora pjesë në Asamblenë Socialiste Belshit.

“Hapja e listave tashmë është një fakt dhe nuk ka më kohë për të humbur, për të votuar Kodin Zgjedhor. Humbësit përsëritës duhet të heqin dorë nga ndërtimi i alibive, duke u fshehur pas akuzave dhe bllofeve.

Ne jemi gati ta diskutojme propozimin në mënyrë gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe brenda pak javësh duhet të kemi miratuar reflektimin në Kod të ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshimet e propozuara janë të bazuara në modelet e Austrisë, Belgjikës, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë etj.

Lista e kandidatëve të subjektit zgjedhor do të jetë 100% e hapur. Çdo kandidat në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar.

U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Propozimi ynë ruan plotësisht edhe pragun e përfaqësimit gjinor.

Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!