“Humbës të përjetshëm, plagët e hapura ju djegin fort!”

schedule12:59 - 5 Tetor, 2019

schedule 12:59 - 5 Tetor, 2019

Guerrils rikthehen sërish, në ditën kur nuk do të kenë mundësinë ta mbështesin Partizanin nga stadiumi për shkak të dënimit që dha Komisioni i Disiplinës pas derbit. Ultrasit e kuq kanë dalë me një deklaratë, ku veç dashurisë për Partizanin, ngacmojnë edhe rivalët e tyre.

“Prej hapave të parë e deri tani çdo gjë ka buruar nga zemra, pasioni dhe dashuria për këtë klub. Kemi ndërtuar një organizim që në pak vite është kthyer në një fuqi tifozerike, e cila është motori i Partizanit. Kjo fuqi sa vjen e shtohet, rigjenerohet me rini e pasion të vazhdueshëm. Ka lindur nga sakrifica dhe vazhdon me kokën lart në rrugën e lavdisë. Lavdia e Partizanit është lavdia jonë!

Nevoja për protagonizëm është shenje e fortë kompleksi, dëshira për të sulmuar tregon që plagët e humbjeve janë të hapura dhe djegin fort, ëndrra e sëmurë për fitore ju bën humbës të përjetshëm, përrallat me komunistë dhe demokratë janë thjesht tentativë masturbimi që shpërfaq impotencën tifozerike. ‘Shfaqjet e huaja’ keni filluar t’i bëni në kohën e gabuar…”, shkruajnë Guerrils. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!