Humbën në mal, policia zvicerane në “këmbë” për gjetjen e gjashtë skiatorëve

schedule14:33 - 10 Mars, 2024

schedule 14:33 - 10 Mars, 2024

Policia në kantonin zviceran të Valais është në kërkim të gjashtë personave që u zhdukën gjatë një turneu skish pranë qytetit alpin të Zermatt.

Skiatorët u zhdukën pranë malit Tet Blanche të shtunën në shtegun Zermatt-Arola, pranë malit Matterhorn, i cili shtrihet në zonën kufitare midis Zvicrës dhe Italisë.

“Kushtet meteorologjike aktualisht janë shumë të këqija, gjë që vështirëson punën e shpëtimtarëve”, tha policia, por pa dhënë më shumë detaje për të zhdukurit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!