Humbën jetën pas aksidentit në “Rrugën e Kombit”, publikohen fotot e 4 anëtarëve të familjes Avdiaj

schedule12:15 - 17 Janar, 2021

schedule 12:15 - 17 Janar, 2021

Katër anëtarë të familjes Avdiaj humbën jetën tragjikisht pak ditë më parë në një aksident në Rrugën e Kombit.

Përplasjes së fortë të automjetit me të cilin udhëtonin i shpëtoi vetëm vajza e vogël, 3 vjeçe e cila u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mediat zviceriane kanë publikuar fotot e pjesëtarëve të familjes që humbën jetën tragjikisht në “Rrugën e Kombit”.

“Një Citroen i bardhë u përplas ballë për ballë një kamioni në një rrugë të lagur. Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën menjëherë. Vetëm vajza e vogël Violeta (3) mbijetoi për mrekulli. Aksidenti ndodhi të enjten në Shqipëri, afër qytetit të vogël në Rreshen”, shkruan “Blick”.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga grupi i hetimit, aksidenti u shkaktua nga një parakalim i gabuar me makinë i Blerim Avdijaj, ndërsa në korsinë tjetër vinte kamioni, me përplasjen që rezultoi fatale për shoferin 45 vjeçar, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj,  5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. /abcnews.al

Blerim Avdiaj

Anjeza Avdiaj

Klejdi Koçi

Medina Avdiaj

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!