Humbën babain që hezitonte të vaksinohej, flasin fëmijët: Cilat ishin fjalët e tij të fundit

schedule11:01 - 21 Shtator, 2021

schedule 11:01 - 21 Shtator, 2021

Fëmijët e një 45-vjeçari nga Uashingtoni, në një dalje televizive, kanë dhënë një mesazh për të gjithë ata që hezitojnë të vaksinohen. Patrick Lane humbi jetën si pasojë e Covid-19 pasi hezitoi që të vaksinohej. Sipas asaj që treguan fëmijët e tij, hezitimi i tij për t’u vaksinuar vinte nga informacioni që konsumonte nga disa media.

Vajza e tij tregoi në një intervistë të shkurtër se Patrick ishte plotësisht i shëndetshëm një muaj para se të infektohej. Por pastaj situata e tij shëndetësore u rëndua.

Ajo rrëfen se i ati nuk ishte kundër vaksinimit, por thjesht ishte hezitues dhe po priste që vaksina të miratohej nga FDA. Por, për fat të keq kur Pfizer mori miratimin nga FDA, për 45-vjeçarin ishte tepër vonë.

“Një muaj më parë ishte tërësisht i shëndetshëm. Më ndihmoi që të shpërngulem në apartamentin tim të parë. Më përqafoi shumë dhe më tha që ishte krenar për mua.  Ishte hezitues për shkak të informacioneve që jepeshin në disa media që ai ndiqte. Ndiqte media nga të dyja krahët… Do priste për aprovimet nga FDA por kur u aprovua Pfizer ishte shumë vonë. Ai nuk ishte kundër vaksinës, ai thjesht ishte hezitues.”

Fjalët e fundit që Patrick Lane tha, sipas fëmijëve të tij, ishin që do të donte të ishte vaksinuar. /abcnews.al/