“Humba shtëpinë nga tërmeti”, shqiptari me plantacionin 600 mijë € kanabis ia “hedh” drejtësisë

schedule22:36 - 3 Mars, 2021

schedule 22:36 - 3 Mars, 2021

Një 48-vjeçar nga Shqipëria është dënuar nga gjykata lokale në Gjermani me dy vite burg pasi u kap me një plantacion marijuanë në Hövelhof  , i konsideruar si plantacioni më i madh në Paderborn.

Por për shkak të bashkëpunimit me autoritetet për zbulimin e lëndës narkotike, ai u dënua me dy vite dhe nëse për pesë vitet e ardhshme nuk do të kryejë vepër penale, thuhet se nuk ka pse të vuajë dënimin.

Gjyqtari Andre Budde ka treguar se 48 vjeçari gjatë kësaj kohe ka jetuar në kushte të rënda, ndërsa thekson se magazinën ishte vendosur në një zonë ku kishte mungesë të dritës së diellit,  pa pajisje për nevoja personale, shkruajnë mediat e huaja.

48-vjeçari jetoi atje nga maji deri në momentin kur edhe u arrestua. Detyra sipas rrëfimit të shqiptarit ishte përgatitja e tokës për të mbjellë bimë.

Zyra e Policisë Kriminale zbuloi 25 kg marijuanë, me vlerë rreth 600,000 euro.

Ndërsa i arrestuari pretendon se ka humbur shtëpinë e tij në Shqipëri për shkak të tërmeti dhe kjo ishte një ndër arsyet që e çoi edhe në Gjermani për të kërkuar punë në fillim të vitit 2020.

Por ndërmjetësit që merreshin më shpërndarjen e lëndëve narkotike i kishin premtuar vizë duke e “joshur” edhe me një pagë ditore prej 120 euro nëse do të shërbente si ndihmës për një punë të cilën nuk e dinte se si ishte. Ndërkohë gjykata vendosi edhe dënimin me dy vite burg për 48-vjeçarin./abcnews.al/