Për të lajmëruar vaktet e Ramazanit, ekzistojne disa forma si thirrja e ezanit, kalendari islamik, media apo së fundmi edhe aplikacionet e shumta në celular, por besimtarët myslimanë e kujtojnë me nostalgji traditën që humbi.
“Dikur besimtarët myslimanë që agjëronin në muajin e shenjtë të Ramazanit, rënia e tupanit, lodrës apo daulles, siç njihet në zona të ndryshme të Shqipërisë, i njoftonte se kishte ardhur momenti për syfyrin dhe iftarin. Kjo traditë e bukur që vazhdon të ruhet në vendet islame, në Shqipëri humbi me kohën.”
Bedri Alimadhi, kujton se ishte shumë i vogël, kur binte lodra, siç e quan ai në fshatrat e Tiranës në ato vite.
“Ishte traditë e bukur sepse binte daullja, çdo ditë edhe kur çelej syfyri dhe iftari në darkë, nuk kishin të gjithë fshatrat, por ato kryesoret po.”
Ndonëse në një familje me traditë islame, 65 vjeçari u lidh shpirtërisht me besimin në vitin 1991, ku edhe nisi të agjëronte. Ndryshimeve të kohës iu përshtat.
“Vazhdoi pak edhe pas ’90 rënia e tupanëve, tani janë telefonat. Unë vendos celularin në alarm për t’u zgjuar për syfyrin. Ishte traditë e bukur, duhet të ishte ruajtur.”
Këtë traditë të muajit të Ramazanit, e kujton edhe Behar Kaçeli, e cila vazhdoi edhe disa vite pas ’90.
“Ka funksionuar si traditë shekullore, pas ndërprerjes se fesë u ndal dhe në disa zona është rikthyer pas viteve 90, kukesi, Dibra, Librazhdi. Kjo është një traditë e qëndrave urbane, ndërsa në qendrat e mëdha përdorej topi në kohën e iftarit. Madje sot e kësaj ditë në malësi të madhe mos gaboj është një xhami ka rikthyer edhe njehëre traditën e topit, madje me këto gjerat moderne fishekzjarret.”
Teksa diktatura ndaloi fenë, tupani për Ramazan nuk u dëgjua që prej vitit 1967 në Shqipëri. Në ato vite besimtarët që agjëronin fshehurazi kishin një orienttim të vetëm, dritën e diellit.
“Unë i përkas asaj kategori që familja ime e nuk e ndaloi agjërimin. Për syfyrin është ai brezi i dritës që shihet dge kuptohet, ndërsa për iftarin më e lehtë perëndimi i diellit.”
Ndërsa vitet e fundit, teknkolgjia që ka thjeshtëzuar shumë aspekte, i vjen në ndihmë edhe besimtarëve myslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Unë personalisht përdor një aplikacion. Që i jep me detaje çdo orar, madje edhe nëse udhëtoj jashtë vendit përshtatet menjëherë me orën lokale atje. “
Për të lajmëruar vaktet e Ramazanit, ekzistojne disa forma si thirrja e ezanit, kalendari islamik, media apo së fundmi edhe aplikacionet e shumta në celular, por besimtarët myslimanë e kujtojnë me nostalgji traditën që humbi.
/ abcnews.al