Humb shikimin, jo besimin/ I riu i verbër shqiptar, i pari që diplomohet në Parma

schedule14:09 - 25 Mars, 2024

schedule 14:09 - 25 Mars, 2024

Kledian Leka i përket kategorisë së personave që nuk shikojnë. Shqiptari është personi i parë që diplomohet në në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës.

23 vjecari shqiptar u diplomua me rezultate të shkëlqyera në shtetin fqinj duke zgjedhur si temë të diplomës së tij “Edukimi i Shkencave Kompjuterike, Strategjitë dhe mjetet për akses gjithëpërfshirës për nxënësve me vështirësi në shikim.”

Në një intervistë për “La Reppublica” Kledian Leka ka treguar se kur ai nisi universitetin nuk kishte material mësimore për nxënësit që nuk shihnin, kështu që ai nisi të përkthejë tekstet dhe ti kthejë ato në alfabetin Braj, në mënyrë që të lexoheshin edhe nga persona që kanë vështirësi me shikimin.

23 vjecari shqiptar iu dha një pyetësor studentëve të tjerë që nuk shihnin ku iu kërkoi që të tregonin propozimet dhe pengesat që ata kanë për të studiuar dhe përgjigjet u përfshinë në tezën e tij të diplomës.

Klediani humbi shikimin kur ishte 11 vjeç pas një aksidenti ndërsa tani ai punon si programues për një kompani ndërkombëtare. I riu shqiptar ka rrëfyer se nuk ka menduar kurrë që të ndalej apo të ndjente keqardhje për veten, kështu që vendosi të punojë fort për të realizuar ëndrrat që kishte.

Kledian Leka 23 vjeç është gjithashtu një mësues i licensuar IT për të trajnuar studentët që kanë probleme me shikimin.

/abcnews.al/