Humb ndjenjat shqiptari i akuzuar për trafik droge në Itali

schedule11:35 - 22 Shtator, 2018

schedule 11:35 - 22 Shtator, 2018

Duhej të përballej me akuzat për trafik droge, por 33 vjeçari shqiptar Ervis Gjyshi ka humbur ndjenjat menjëherë sapo i është afruar ndërtesës së gjykatës në Ankona. Ai u arrestua disa ditë më parë nga policia italiane si pjesë e rëndësishme e një grupi të fuqishëm trafiku kokaine.

Ervis Gjyshi, 33 vjeç shqiptar i akuzuar për trafik droge nga gjykata italiane në Ankona, ka humbur ndjenjat pak para se të hynte në ambientet e gjykatës. Ndihma e shpejtë i ka ardhur menjëherë në ndihmë të riut të arrestuar në Itali disa ditë më parë si si pjesë e rëndësishme e një grupi të fuqishëm trafiku kokaine në Ankona. Mediat italiane raportojnë se ai po shoqërohej në gjykatë, por në hyrje të saj u ndje keq dhe humbi ndjenjat. U desh ndërhyrja e mjekëve për ti dhënë ndihmë shqiptarit, të njohur edhe si “Visi”, ndërsa seanca u shty.

Ai u arrestua në Itali gjatë aksionit policor të koduar “Mare e Monti”, që goditi një nga grupet kryesore të trafikut të kokainës në Ankona. Sipas hetuesve, Gjyshi ishte shpërndarësi numër 1 i organizatës që përbehej më së shumti nga anëtarë të familjes mafioze Spineli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!