Një motomjet është rrëzuar në fshatin Selitë në Cërrik, pasi shoferi 28-vjeçar ka humbur kontrollin.
Për pasojë i riu ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:45. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/