Një 28-vjeçar në Korçë prej nëntë ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Mësohet se Sherif Mukaj është larguar nga banesa e tij në fshatin Starje në Kolonjë dhe që prej atëherë nuk dihet më gjë për të.
Prindërit e tij e kanë bërë kallëzimin në polici më 10 nëntor. Nga informacionet e deritanishme, i riu nuk ka qenë i evidentuar për probleme. /abcnews.al/