Humb jetën tragjikisht 57-vjeçari shqiptar në Itali, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina teksa po ecte

schedule13:20 - 9 Tetor, 2022

schedule 13:20 - 9 Tetor, 2022

Një 57-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ndriçim Binjaku,  është përplasur për vdekje ditën e djeshme në Viale Giulio Cesare, Novara.

Përpjekja e shpëtimit nga stafi i 118 ishte e padobishme.

57-vjeçari, baba i 3 fëmijëve ka qenë duke ecur në këmbë  kur është përplasur nga një makinë  dhe është hedhur disa metra tutje.

Ndriçimi kishte vite që jetonte në qytet, jetonte me familjen e tij në via Gorizia dhe ishte punëtor në një kompani inxhinierike në zonën e Novarës.

Drejtuesi i mjetit i është nënshtruar testit të drogës dhe alkoolit.

Sakaq, komuniteti shqiptar i ka dedikuar atij një postim në faqen sociale: “I shprehim ngushëllimet tona familjes si miq. Njoftojmë bashkëpatriotët tanë që të bëhen bashkë për të ndihmuar familjen në këtë tragjedi”./Abcnews.al/