Një 10-vjeçar ka humbur jetën për shkak se është bllokuar në një depo ku mblidheshin rroba të përdorura.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Boltiere, një zonë afër Bergamos. Një grua e cila ishte duke kaluar aty pranë ka vënë re fëmijën e bllokuar dhe menjëherë e alarmuar ka njoftuar ambulancën, shkruajnë mediat e huaja.
Karabinierët në Treviglio kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti të rëndë.
Mediat e huaja raportojnë se djali quhej Karim Abdou Bamba, i dyti nga pesë fëmijët e një familjeje në Boltiere.