Një manifestues i “Jelekëve të Verdhë” ka mbetur i vrarë pasi u përplas nga një kamion në një aksident në lindje të Belgjikës. Kjo është vdekja e parë në vend që nga fillim i protestave.
Viktima u përplas nga kamioni pasi nuk u pa nga shoferi i automjetit sipas mediave në vend. Lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” e krijuar në Francë në 17 nëntor, u përhap shumë shpejt dhe në Belgjikë sidomos në pjesën frankofone të vendit. Protesta fillimisht nisi kundër çmimit të shtrenjtë të karburantëve./abcnews.al