Humb jetën politikania e njohur, Greqia të mërkurën në zi kombëtare

schedule18:13 - 25 Tetor, 2021

schedule 18:13 - 25 Tetor, 2021

Fofi Gennimata, politikane në Greqi ka humbur jetën në moshën 56-vjeçare. Mediat në vend raportojnë se ndarja e saj nga jeta ka shkaktuar një trishtim të madh jo vetëm në botën e politikës por edhe në shoqëri.

Pas 13 ditësh në spital duke luftuar me kancerin, 56-vjeçarje ndërroi jetë pasditen e sotme. Presidentja e KINAL u shtrua në spital më 12 tetor dhe kjo bëri që të largohej edhe nga gara për lidershipin e Lëvizjes pas një mandati katër vjeçar.

Funerali i Gennimata-s do të mbahet të mërkurën dhe me vendim të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, 27 tetori do të jetë ditë kombëtare zie. Ndërkohë, punimet e parlamentit në vend janë mbyllur për një javë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!