Humb jetën nga tërmeti aktori turk, u rrëzua përtokë kur muri i shtëpisë u shemb

schedule12:34 - 15 Shkurt, 2023

schedule 12:34 - 15 Shkurt, 2023

Aktori turk 38-vjeçar Ahmet Kara u rrëzua përtokë kur muri i shtëpisë së tij në katin e pestë u shemb pas tërmeteve shkatërruese 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş. Aktori, ndërtesa e të cilit u shemb mbi të, vdiq për shkak të humbjes së gjakut.

Sipas autoriteteve turke tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş ndodhi më 6 shkurt në orën 04:17. Të njëjtën ditë, në orën 13.24, në Elbistan ka ndodhur një tërmet i dytë me magnitudë 7.6 ballë. Ndërkohë që nga njëra anë u kryen kërkim-shpëtime, nga ana tjetër, numri i personave që humbën jetën ka kaluar mbi 35 mijë.

Kujtojmë që aktori Ahmet Kara luajti së fundmi në filmin “Princi mbi kalë të bardhë”. Filmi, xhirimet dhe montimi i të cilit kanë përfunduar, por pritet të publikohen në ditët në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!