Humb jetën nga koronavirusi trafikanti më i fuqishëm i drogës në Serbi

schedule16:33 - 12 Prill, 2020

schedule 16:33 - 12 Prill, 2020

Koronavirusi i ka marrë jetën trafikantit të madh të drogës në Serbi, Dragoslav Kosmajac, 67 vjeç. I njohur edhe si biznesmen, 67-vjeari ka ndërruar jetë rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Ai është shtruar në spital në fund të marsit, dhe siç raportojnë mediat serbe, gjendja e tija ka qenë mjaft e rëndë.

Kosmajac ka qenë i lidhur vazhdimisht me tregtinë e narkotikëve, madje është arrestuar në vitin 2014, por asnjëherë nuk është dënuar për një krim të tillë.

Presidenti Aleksandër Vuçiç e cilësoi atë si  “shefin më të madh të drogës në Serbi”, megjithatë pas arrestimit ai nuk u dënua për trafikim të lëndëve narkotike.

Prokuroria pretendoi se Kosmajc kishte shmangur 4,000 euro në taksa, por gjykata konstatoi se nuk ishte një vepër penale.

Ndërkohë, ai ka qenë një emër i njohur për drejtësinë serbe edhe më herët. Kosmajac u dënua dy herë në vitet 1970 dhe vuajti të dy dënimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!