Humb jetën nga koronavirusi miku i ngushtë i Donald Trump

schedule10:13 - 13 Prill, 2020

schedule 10:13 - 13 Prill, 2020

Miku i ngushtë i Presidentit Donald Trump ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Stanley Chera, 70 vjeç është një nga njerëzit më të shquar në sektorin e pasurive të patundshme në New York City, dhe po ashtu njihej si miku i ngushtë i Trump.

Ky i fundit më herët ka njoftuar se Chera ishte në gjendje kome, pasi u infektua me koronavirus.

Vdekja e Stanley I. Chera të Shtunën u raportua nga The Real Deal, e cila mbulon industrinë e pasurive të patundshme në New York. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të dielën identitetin dhe lidhjet e Chera me presidentin.

Po ashtu, Trump kishte folur në konferencat e fundit të Shtëpisë së Bardhë për një mik i cili ishte sëmurë me virusin. /abcnews.al