Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën nga koronavirusi 27-vjeçarja në Kumanovë, pak ditë më parë lindi foshnjën

schedule17:17 - 8 Prill, 2020

schedule 17:17 - 8 Prill, 2020

Një lehonë, 27 vjeçare nga Kumanova ka ndërruar jetë sot, ndërsa para pak ditësh ishte konfirmuar me koronavirus.

27-vjeçarja kishte lindur para 8 ditësh në Shkup, teksa më pas ajo ishte transferuar në Klinikën Infektive. Rastin tragjik e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27 vjeçe nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Kovid-19. Ajo me 30 mars në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën për sëmundje infektive më 31 mars në gjendje të rënduar shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, shkroi në profilin e tij në facebook, ministri i shëndetësie, Venko Filipçe.



Ndërkohë nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri njoftoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!