Shkaqet ende të paqarta, 44-vjeçari nga Ukraina ndërron jetë në spitalin e Vlorës

schedule12:32 - 26 Gusht, 2020

schedule 12:32 - 26 Gusht, 2020

Një 44-vjeçar nga Ukraina ka ndërruar  jetë në spitalin e Vlorës. Njoftohet se ukrainasi O.A., në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Ai ka qenë duke qëndruar në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital ku  ka ndërruar edhe jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

Njoftimi:

Vlorë

Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.

Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik. /abcnews.al/