Laura Lynch, një nga anëtaret themeluese të grupit të vendit Dixie Chicks, humbi jetën në një aksident automobilistik.
Lynch vdiq tragjikisht në moshën 65-vjeçare kur përplasi automjetin e saj ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër, teksa po përpiqej të kalonte, sipas Policisë së Shtetit të Teksasit.
Vdekja e saj ka qenë e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është dërguar në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.
Kushëriri i muzikantit, Mick Lynch, tha se Laura vdiq të premten (22/12) jashtë El Pasos pak pas perëndimit të diellit.
Lynch bashkëthemeloi grupin e famshëm muzikor, tani i njohur vetëm si The Chicks, së bashku me Robin Lynn Macy, Marty dhe Emily Erwin në 1989. Ajo fillimisht luajti rolin e basistes dhe më pas mori rolin e këngëtares së grupit. Ajo u largua nga grupi në 1995 dhe u zëvendësua nga Natalie Maines.
Arsyet sipas informacioneve ishin familjare dhe personale. Në çdo rast, në intervistat e asaj kohe ajo nuk shprehu keqardhje për vendimin e saj, edhe pse grupi u ngrit në vitet në vijim dhe vazhdoi të jetonte një jetë relativisht private./abcnews.al