Këmbësori që u përplas nga një makinë pasditen e së hënës në Lezhë ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë. Këmbësori me iniciale N.S., është përplasur nga një automjet tip “Benz” kurse drejtuesi njoftohet se ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit. /abcnews.al/