Humb jetën 65-vjeçari në Pogradec, dyshimet e para

schedule22:02 - 26 Gusht, 2024

schedule 22:02 - 26 Gusht, 2024

Mbrëmjen e kësaj të hëne, një 65-vjeçar nga Pogradeci ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Niçë, Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 65-vjeçari është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.

Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!