Një diplomat i lartë britanik i vendosur në Hungari ka vdekur nga koronavirusi, deklaroi të mërkurën Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Steven Dick, 37 vjeç, ishte diplomat për ambasadën Britanike në Budapest.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab tha: “Jam pikëlluar shumë nga lajmet për vdekjen e Steven dhe lutjet e mia shkojnë për prindërit e tij”.
“Steven ishte një diplomat i përkushtuar dhe përfaqësoi vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh. Ai do t’i mungojë të gjithëvë atyre që e njohën dhe kanë punuar me të.”
Dick filloi të punonte në Zyrën e Jashtme në vitin 2008 dhe gjithashtu ka punuar në ambasadat britanike në Riad dhe Kabul.
Ai gjithashtu ka punuar në Departamentin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar .
“Seven i ishte një djalë dhe nip shumë i dashur”, thanë prindërit e Dick në një deklaratë për agjencinë e lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ai ishte i sjellshëm, gazmor dhe bujar. Gjithmonë ishte ëndrra e tij për të punuar për Zyrën e Jashtme dhe Commonwealth dhe ai ishte shumë i lumtur që përfaqësonte vendin tonë jashtë shtetit”.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 8,000 raste të koronavirusit dhe 435 vdekje, ndërsa Hungaria ka 226 raste dhe 10 vdekje./abcnews.al