Humb 82-vjeçari në Maliq, policia apel për ndihmë: Telefonin 129 nëse e shihni

schedule19:28 - 14 Prill, 2021

schedule 19:28 - 14 Prill, 2021

Maliq – Policia e Maliqit ka njoftuar se me datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij.  Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit./abcnew.al/