Lionel Messi, brenda fushave të lojës, nuk është human, pasi me atë që i ka dhuruar futbollit ndër vite, konsiderohet si një i dërguar i Zotit. Talenti i tij i madh, na ka bërë të dashurohemi me futbollin e bukur dhe me golat e pabesueshëm të tij.
Por jashtë fushave, Messi mbetet një njeri, madje një njeri me zemër të madhe. Donacionet e yllit argjentinas kanë qenë të shumta ndër vite, duke mos u kursyer asnjëherë për bamirësi.
Edhe sot, Messi ka dhuruar plot 500 mijë euro për 6 spitale në Argjentinë, të cilat po luftojnë me pandeminë Koronavirus. Paratë e bëra bamirësi të Messit pritet të jenë një ndihmë e madhe për gjashtë spitalet në Amerikën Latine./abcnews.al
Lionel Messi has donated €500,000 to be distributed to six different hospitals in his native Argentina to help COVID-19 relief efforts pic.twitter.com/iSBWebCYDD
— B/R Football (@brfootball) May 11, 2020

