Nuk ka ditë që Elton Cale të mos jetë protagonist. Herë ngacmon, herë e ngacmojnë. Këtë herë ka qenë shënjestër e shokëve të tij të skuadrës. Fotografi i bardhebluve, Izmir Doda, ka modifikuar një foto të brazilianit, që paraqitet si Hulk.
Cale, në llogarinë e tij, me shaka ankohet për modelin e flokëve, kurse në në “Photosport.al” e ngacmon i zakonshmi Agustin Torassa. Argjentinasi shkruan me shaka: “Elton Cale është Hulku shqiptar”.
Gjithsesi më parë kishte komentuar edhe mesfushori Idriz Batha, i cili i drejtohet me një pyetje brazilianit Cale: “Elton, ti shumë stërvitje, e?”. Anësori i Tiranës ka vendosur të heshtë, për… momentin, dhe nuk u është përgjigjur shokëve të tij. /abcnews.al