Hugo Lloris: Nuk u përgatitëm për një virus, shpresoj që kjo finale të hyjë në historinë e futbollit francez

schedule10:51 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 10:51 - 17 Dhjetor, 2022

Hugo Lloris, kapiteni i skuadrës, pranoi në konferencën për shtyp para finales kundër Argjentinës se shokët e tij të skuadrës janë më mirë dhe se viruset janë të pamundura për t’u parandaluar.

“Nuk kam më lajme që nga mbrëmë. Me siguri në seancën e radhës stërvitore do të ketë më shumë informacion. Për sa i përket virusit, ne nuk jemi kurrë të përgatitur për një gjë të tillë. Mundohemi të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Shokët e mi ishin mirë dje. Është diçka për të cilën nuk ishim domosdoshmërisht të përgatitur, por nuk e largon iluzionin që mund të kemi”,- u shpreh Lloris, për rastet e shumta me “grip”, në kombëtaren e “gjelave”.

Për sa i përket rivalve argjentinas, “gardiani” i portës së Tottenham nuk u tregua nënvlerësues, ku e konsideroi kombëtaren “albiceleste”, si një ekip të organizuar, shumë të fortë në mbrojtje dhe agresiv në presing.

“Ata janë një ekip shumë i organizuar, shumë i fortë në mbrojtje, agresiv në presing. Luajnë shumë mirë në fazën sulmuese, penalizojnë gabimet e kundërshtarit. Në historinë e Argjentinës ka pasur gjithmonë lojtarë të mëdhenj. Ishte Maradona, tani është Messi. Për këtë finale do të ketë shumë pritshmëri nga pala argjentinase. Tani, mendoj se kur je francez, të luash në një finale të Kupës së Botës, cilido qoftë kundërshtari, është një ngjarje e shkëlqyer . Njohja e Argjentinës në këtë fazë e bën atë edhe më të bukur. Shpresojmë që kjo ndeshje të hyjë në historinë e futbollit francez”,- tha më tej kapiteni i “gjelave”. /i.m /abcnews.al