Hudhra, qepë dhe dush: legjenda e Barcelonës ia ka gjetur “ilaçin” Coronavirusit

schedule10:50 - 25 Mars, 2020

schedule 10:50 - 25 Mars, 2020

Hristo Stoichkov, legjenda e Barcelonës, fitues i “Topit të Artë” në vitin 1994, jeton në Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe si të gjithë të tjerët po qëndron i izoluar në shtëpi. Ai e di shumë mirë që duhet të mbrohet dhe të mbrojë kështu edhe të tjerët. Jemi në një moment ku njerëzit duhet të heqin dorë nga egoizmi dhe të mendojnë për të ardhmen dhe kalimin e kësaj pandemie të krijuar nga Coronavirusi.

Stoichkov, tashmë 54 vjeç, tregon se çfarë bën për t’u mbrojtur nga COVID-19. “Po mbrohem shumë. Ha shumë hudhra, qepë dhe pi ujë të ngrohtë. Gjithashtu bëj banja me ujë të nxehtë për një kohë të gjatë, në mënyrë që të mbrohem nga ky virus”, shprehet fillimisht bullgari në intervistën e dhënë për “El Mundo Deportivo”.

Më tej ai shton: “Jam në Miami, me gruan dhe vjehrrën time. Ajo është 80 vjeçe dhe duhet të kujdesemi edhe më shumë për ata, sepse mosha e vjetër po e pësojnë më shumë nga Coronavirusi. Pranë nesh jeton edhe vajza, por nuk e kam parë nipin tim brenda një jave. Nuk mund të rrezikojmë, është një sëmundje që transmetohet lehtë”.

Po në SHBA çfarë po ndodh? “Masat po bëhen më të rrepta. Po shohim çfarë po ndodh në Spanjë dhe Itali, ndaj edhe janë marrë masa më parë. Duhet të mbrojmë të moshuarit. Unë jam atlet i lindur dhe kam luajtur sport gjithë jetën time. Jam i shëndetshëm, por këtë periudhë duhet të kujdesem për vete shumë më tepër, që të mos infektohen ata që duam më shumë. Nuk duhen trembur njerëzit, por t’i edukojmë që të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre.

Flas me miqtë e mi në Barcelonë. E di që janë mbushur spitalet atje dhe numri i të prekurve dhe viktimave po rritet. Kjo krizë po na jep mundësinë të shohim si është bota. Kina e zgjidhi për dy muaj, por mobilizoi vendin, i futi në karantinë njerëzit dhe askush nuk i shkeli rregullat. Italia dhe Spanja janë të dobëta, si pjesa tjetër e Europës. Të shohim tani se çfarë do të ndodhë në SHBA”, deklaron legjenda Stoichkov. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!