Tomori dhe Elbasani përforcohen nga ekipet e Superiores. Beratasit e nisën me huazime nga Vllaznia e Teuta, teksa nën urdhrat e trajnerit Bledar Sinella u vunë Enes Isufi dhe Aldrit Oshafi.
Endrit Marku, i cili luajti me Laçin edhe në kupat e Evropës, gjithashtu i është bashkuar Tomorit. Nga Bylisi së fundmi kanë marrë mesfushorin Mario Bajramaj, kurse tek Apolonia Sali Kumanin.
Elbasani gjithashtu ka tentuar të marrë elementë cilësorë dhe ka pasur emergjencë për mbrojtjen. Verdheblutë tentuan Kristi Malon nga Tirana, por nuk e konkretizuan marrëveshjen.
Dje ia dolën të binin dakord me Kastriotin, për mbrojtësin Franci Lena, i cili kalon te Elbasani në formë huazimi. / abcnews.al