Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milani dhe nga 1 korriku është i lirë të nënshkruajë me ccdo klub që i plotëson kushtet,
Portieri italian është nga më të mirët në qarkullim dhe gazetari Duncan Castles sjell një skenar të çmendur për të ardhmen e tij.
Sipas gazetarit në fjalë, PSG ka arritur marrëveshjen me Donnarumma dhe mund të huazojë atë në vitin e parë të kontratës në një klub tjetër.
Francezët aktualisht portier të parë kanë Keylor Navas, i cili është paraqitur mirë dhe së fundmi rinovoi. Gjithsesi, të marrësh Donnarumma dhe të huazosh, do të ishte një absurditet. / abcnews.al
Paris Saint-Germain agree deal with Gianluigi Donnarumma.
May loan Italy international to another club for first season of contract. https://t.co/MRU3pyh6iF pic.twitter.com/cSQToU9jUE— Duncan Castles (@DuncanCastles) June 2, 2021