Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

schedule14:46 - 10 Shkurt, 2025

schedule 14:46 - 10 Shkurt, 2025

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë raporton se  niveli i kredive të këqia i cili vijon të jetë i qëndrueshëm ka zbritur në dhjetor të vitit 2024 në nivelin 4.17% nga 4.48% që ishte një muaj më parë.

Ky nivel rezulton se është më I ulëti I regjistruar në një dekadë në vendin tonë.

Për të stabilizuar inflacionin Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit duke e çuar atë në 2.75% .Kjo politikë jep ndikim direkt në shtrenjtimin e kësteve të kredive nga qytetarët.Por  mesa duket deri më tani efekti ka qenë  i pandjeshëm në përkeqësimin e bilanceve të kredive.

Qëndrueshmëria e nivelit të kredive të këqia është një tregues  pozitiv për ekonominë si në aspektin e sistemit bankar por edhe  për qytetarët.

Rënia e vazhdueshme e huave me probleme është një tregues se sektori bankar në vend është i shëndetshëm, por gjithashtu reflekton përmirësimin e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj kredive të marra nga institucionet financiare.

Ekonomia shqiptare ka përfituar më shumë mbështetje financiare nga bankat  në fund të vitit të kaluar. Statistikat tregojnë se në dhjetor huaja e re arriti në 47.8 miliardë lekë duke pësuar një dyfishim nëse e krahasojmë me një muaj më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!