Basha reagon për Kushtetuesen dhe citon deklaratën e prokurorit italian: Mafiozët shqiptarë lidhje me politikën

schedule19:16 - 15 Nëntor, 2019

schedule 19:16 - 15 Nëntor, 2019

Kreu i demokratëve Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu ka reaguar për çështjen e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Basha u shpreh se kjo situatë është një tregues i qartë se Edi Rama dhe qeveria duan të kapin Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori dhe shkarkimi i Presidentit.

Po ashtu Basha i bëri thirrje PS që të heqë dorë sipas tij nga lojrat e rrezikshme.

Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi. Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori. Për interesat e tij personake, po merr peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Duke marrë parasysh se vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese është e rëndësishme, thirrja ime e parë është që PS ti lërë lojrat e rrezikshme. Sot jemi në në një situatë ku prej 3 vitesh vonohen hapat e objektivave të Reformës në Drejtësi’, tha Basha.

Më tej kryedemokrati citoi fjalët e thëna sot nga prokurori i anti mafias në Itali, Federico Cafiero De Raho.

Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen e reformës por sot na e kujtoi edhe një zotëri i nderuar, Federico Cafiero De Raho, prokurori kombëtar i antimafias në Itali. Fjalët që do lexoj tani nuk janë të miat, por të prokurorit: Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me eksponentë të politikës dhe intersat e tyre po administrohen nga zyrtarë të nivelit të lartë”, u shpreh Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!