Hoyt Brian Yee nuk do të jetë ambasadori i ri amerikan në Shkup

schedule14:38 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 14:38 - 9 Dhjetor, 2017

Ndërkohë që mediat maqedonase prej ditësh raportonin se ambasadori i ri amerikan në Shkup do të ishte zv\ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, ky I fundit ka përgënjeshtruar zërat.

Zv\sekretari amerikan i shtetit për Europë dhe Euroazi, diplomati Hoyt Brian Yee deklaroi se nuk do të jetë ambasadori I ri I Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Ai e konfirmoi këtë gjatë një interviste për televizionin boshnjak N1 gjatë qëndrimit në Sarajevë. Yee ndodhet për një vizitë zyrtare në Sarajevë ku është takuar me përfaqësues të lartë të shtetit boshnjak. Diplomati amerikan shtoi se për momentin është i kënaqur me postin aktual dhe bëri apel që të mos besohet çdo gjë që shkruhet në media. Më tej ai shtoi se interesat e Shteteve të bashkuara të amerikës në rajon janë fokusuar në ndihmën në mënyrë që këto vende të afrohen drejt objektivave të tyre; si për shembull zhvillimi ekonomik, demokracia dhe stabiliteti. Hoyt Yee theksoi se popujt e këtyre vendeve duhet të jenë të bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!