Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Robelli, i shqetësuar me predikimin në xhamitë shqiptare në Europë

schedule10:11 - 5 Nëntor, 2020

schedule 10:11 - 5 Nëntor, 2020

Gazetari Enver Robelli në një lidhje me Skype me emisionin “Abc-ja e mëngjesit” shpjegoi ndër të tjera se çfarë shkruhet në faqet e xhamive në Austri. Ai tha se nga hulumtimi i tij ka hasur pyetje të tilla si “A duhet të shkojmë në pishina” apo nëse duhet të festohet Viti i Ri nga myslimanët. Më tej, ai shton se autoritetet duhet të ketë një selektim të imamëve që ligjërojnë nëpër xhami, dhe se ata “duhet të jenë arsimuar në botën perëndimore dhe para se të lexonin Kuranin, të lexonin kushtetutat vendore.”

“Ka disa xhami në Vjenë dhe në kuadër të hulumtimeve dhe çfarë predikohet aty. Ka pyetje të lloj llojshme, dikush pyet Hoxhën apo imanin nëse mund të martohem me një grua belge vetëm sa për të rregulluar dokumentat dhe përgjigja e Hoxhës është se është e ndaluar jo për shkak të martesës së kufizuar vetëm për letra por dhe se ajo është e krishterë. Ka pyetje nëse një mysliman ka të drejtë të festojë Vitin e Ri dhe përgjigjja është po ashtu si kjo.

Në fakt ka qenë një festë pagane, pastaj e kanë përvetësuar të krishterët. E shohin si të përvetësuar nga katolikët dhe ideja e këtij Hoxhës anonim ishte që meqë e kanë përvetësuar katolikët nuk është mirë të festohet nga myslimanët sepse ideja është që në asnjë mënyrë myslimani i vërtetë nuk duhet t’i ngjajë të krishterit. Është një botë paralele e errët ku nuk ka qasje shteti dhe një pjesë e madhe e shoqërisë, ka lloj lloj gjërash groteske, absurde ku në fakt shumë njerëz para se t’i drejtohen hoxhës duhej të trajtoheshin dhe të kishin mundësi të bisedonin me një psikiatër, psikolog.

Çfarë mund të bëjë për jetën sociale në një qytet perëndimor një hoxhë që vjen nga provinca, me mentalitetin e atjeshëm, me botën e tij.  Ky është një problem i madh, e drejta e ushtrimit e praktikimit të fesë nuk duhet të keqkuptohet përmes përvetësimit të ligjëratave të njerëzve që nuk jetojnë në ambientet perëndimore,. Më mirë do të ishte sikur imamët të ishin arsimuar në botën perëndimore dhe para se të lexonin Kuranin, të lexonin kushtetutat vendore.“, theksoi Robelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!