Hoxhallari: Bëjmë kthesën me Kukësi, një ndeshje si të tjerat dhe vlen tre pikë

schedule12:32 - 29 Janar, 2022

schedule 12:32 - 29 Janar, 2022

Tirana do të përballet me Kukësin në “Air Albania” në një ndeshje e cila premton të jetë e luftuar. Kjo sfidë do të nisë në orën 16:45 dhe luhet në kuadër të javës së 18-të të Abissnet Superiores.

Bardheblutë kanë 6 pikë avantazh ndaj kundërshtarit të tyre, dhe do të kërkojnë ta thellojnë këtë direfencë, me mbrojtësin Erjon Hoxhallari që tregon se skuadra e tij do të bëjë kthesën ndaj verilindorëve pas 2 vitesh që nuk e mposhtin skuadrën e Kukësit.

“Ndaj Kukësit është një ndeshje si të gjithë tjerat, ndoshta është pak e veçantë për faktin se janë ndjekësit tanë. Por, në fund është një ndeshje si të tjerat dhe vlen tre pikë. Fakti që kemi avantazh na jep qetësi se mund të luajmë për dy rezultate, ndërsa kundërshtarët duhet të fitojnë.

Ne e kemi përgatitur këtë ndeshje si të tjerat, Kukësi është nga ekipet që nuk i kemi marrë pikë dhe kjo e bën një ndeshje të rëndësishme dhe për ta vlerësuar ndoshta pak më të rëndësishme se të tjerat.

Dy vite pa fituar me Kukësin? Kemi zhvilluar vetëm një ndeshje në këtë sezon dhe tashmë është e dyta e kampionatit. Shpresojmë që të jetë kjo ndeshja për të bërë kthesën meqë kemi dy vite, por është thjeshtë një ndeshje radhe. Nuk duhet të mendojmë se është një ndeshje që ndan kampionatin.

Përballja me një sulmues si Basa? Personalisht nuk shoh individët dhe bëj ndeshjen time, nuk e di kush mund të jetë përballë, të gjithë janë të nivelit të lartë.

Keni dy sulmues si Seferi dhe Xhixha, kush do shënojë më shumë? Janë sulmues cilësor dhe ndoshta nëse dalin të dy golashënues do të ishte më e bukur për ne”, u shpreh Hoxhallari. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!