Hoxhaj tregon nëse do të kandidojë për kryetar të PDK-së

schedule21:55 - 12 Maj, 2021

schedule 21:55 - 12 Maj, 2021

Lideri në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur sonte rreth postit që po mban momentalisht në këtë parti. Hoxhaj u shpreh se aktualisht nuk ka ndonjë garë që është hapur për kryetar të partisë.

“Aktualisht nuk ka ndonjë garë që është hapur. Kur të hapet gara, çdo kush që ka ambicie në parti mund të garojë”, tha ai.

Ndërsa, i pyetur nëse do të kandidojë për kryetar të PDK-së, ai tha se nëse ka ambicie për kryetar, fillimisht do t’i thotë ato në kryesi.

“Unë mendoj që këtë çështje do ta trajtoj në Kryesi, nuk do të shpalli kandidaturën në studio. Fillimisht ambiciet për kryetar do t’i them në Kryesi, pastaj në studio. Nuk është punë e ambiciesh kjo, përgjegjësia ime është që gara të jetë fer dhe e drejtë”, tha Hoxhaj në RTK.

Kujtojmë se Hoxhaj po mban postin e kreut të PDK-së, që nga koha kur ish-kryetari i kësaj partie ka dhënë dorëheqjen, për shkak të akuzave ndaj tij për krime lufte. /abcnews.al/