Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar takimin që pitet të zhvillohet mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit, më 15 qershor.
Ndër të tjera ai ka theksuar tri dështimet e para të Qeverisë Kurti që kanë të bëjnë mungesën e programit qeverisës, dështimin në politikën e jashtme dhe dështimin në qasjen me dialogun me Serbinë.
Hoxhaj tha se po i rikujton kryeministrit Kurti edhe dy kushtëzimet e tij që i kërkonte para fillimit të dialogut me Serbinë, kërkimfaljen nga Serbia dhe kthimin e të pagjeturve.
“Nëse Serbia nuk kërkon falje deri më 15 qershor për gjenocidin e kryer në Kosovës, Albin Kurti nuk duhet të ulet në takim me Vuçiqin”, tha Hoxhaj.