Hoxha: Sa bukur me tifozë, nesër duam të shënojmë shpejt dhe shumë

schedule21:51 - 7 Korrik, 2021

schedule 21:51 - 7 Korrik, 2021

Përkrah trajnerit Ilir Daja në konferencën për shtypin ishte edhe Alban Hoxha. Portieri dhe kapiteni i Partizanit u ndal te ndeshja e nesërme e Conference League kundër Sf.Gheorghe, ekipit moldav, të cilin “Demat” do synojnë ta eliminojnë.

E kemi studiuar kundërshtarin, e njohim përmes videove që kemi parë në analiza. Mendoj se e kemi marrë informacionin bazë dhe mënyrën se si luan kundërshtari. Megjithatë mendoj se nesër gjatë ndeshjes do e njohim akoma më mirë.

Ndeshja e parë? Është shumë e rëndësishme. Nëse bën mirë në ndeshjen e parë, besoj se të dytën mund ta kesh akoma më të thjeshtë. Ne shpresojmë që të bëjmë mirë që nesër, të jemi të përqendruar, që kur të ikim në Moldavi ta kemi më të thjeshtë. Shpresoj të shënojmë shpejt dhe sa më shumë, që ta kemi më të lehtë atje.

Hera e parë në Conference League për shumë lojtarë? Mendoj se është emocion për lojtarin kur prezantohet menjëherë në Conference League, aq më tepër që ka qenë një periudhë pa ndeshje dhe lojtarët nuk janë ende në ritëm.

Megjithatë jemi grup dhe po ishte pjesë e grupit, një lojtar i ardhur i ri e ka më të thjeshtë. E kemi treguar gjithmonë se jemi grup i mirë dhe mendoj se lojtarë e ri do e kenë më të lehtë prezantimin nesër.

Nuk e di si ta shpjegoj pjesën e golit të fushës. Për ne ishte gjë e mirë, pasi luftonim për një gol jashtë. Duke parë ekipet që janë futur në Conference League, ku ekipet janë aty-aty, mendoj se nuk do të ndikojë shumë.

Tifozët? Kanë munguar, kanë munguar shumë. Ata kanë qenë të shumtë në kampionat. U bënë gati një vit e ca që nuk janë dhe kur shikoje ndeshjet dukeshin si ndeshje kontrolli. Kjo është gjë e mirë, rikthimi i tifozëve, dhe këtë e shohim edhe në Europian ku janë të pranishëm dhe ka tjetër fytyrë.

Kështu që për mua është shumë gjë e mirë që janë rikthyer tifozët. Nesër do jenë të shumtë dhe do jenë tamam lojtari jonë i 12-të“, përfundoi kapiteni i Partizanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!