Në Policinë e Shtetit, ka përfunduar trajnimi për sa i përket meanaxhimit të zgjedhjeve të 11 Majit.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se uniformat blu janë të gatshme për të ofruar një proces të lirë dhe me standard në zgjedhje.
“Garantoj gjithë qytetarët dhe aktorët e tjerë, se Policia e Shtetit mbi bazën e një plan veprimi ka përmbyllur trajnimet në nivel drejtues dhe është e gatshme të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor për të garantuar zgjedhje të lira e me standarde në 11 Maj”.
Ndërkohë ministri Hoxha, firmosi edhe një marrëveshje me përfaqësues të qeverisë Suedeze, për “Forcimi i Policimit në Komunitetit”. Duke u ndalur tek Paketa e Sigurisë në Shkolla, ministri theksoi se përmes Këshillave Vendore do të rritet siguria publike.
“Ajo që na duhet në vijim është konsolidimi i rezultateve, thellimi i bashkëpunimit nxënës, prindër, mësues, staf akademik dhe agjenci ligjzbatuese, ku programi do të luajë një rol mbështetës padyshim. Oficerët e Sigurisë janë aty, e duhet të jenë të vëmendshëm për çdo informacion apo incident, duke parandaluar në kohë ngjarje të pakëndshme”, nënvizoi ai.
Duke u ndalur tek besueshëmria në uniformat blu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, tha se tashmë qytetarët kanë rritur komunikimin me këtë institucion dhe janë rritur raportimet e krimit.