Nga të vetët e la pas vetëm njëri.
Arbër Hoxha pati më në fund sezonin e duhur në Kroaci me Dinamon e Zagrebit, duke qenë ndër më të mirët e kampionatit.
Sipas statistikave dhe vlerësimeve që botojnë mediat kroate, futbollisti I kombëtares shqiptare do ta mbyllë edicionin në vendin e katërt në Ligën e Parë, madje jo shumë larg vendit të dytë e të tretë.
Pra, shumë pranë podiumit.
Hoxha është vlerësuar deri tani me 78 pikë, ndërsa nuk u llogarit nga trajneri Kovacevic për ndeshjen e fundit këtë fundjavë, në derbin e vogël të kryeqytetit ndaj Lokomotivës.
Ndër futbollistët e Dinamos, futbollistin kuqezi e kalon vetëm heroi kryesor, Dion Beljo, në mënyrë absolute më I miri nga të gjithë me 31 gola e 5 asistë, e që është vlerësuar me 180 pikë.
Mbi shqiptarin nga Kosova janë edhe Prevljak I Istrës me 96 pikë, një zbulim I sezonit, dhe veterani Ante Rebiçi Hajdukut me 85.
Hoxha ka 7 gola e 7 asistë në këtë kampionat, në 31 ndeshje të luajtura, një përmirësim I ndjeshëm në krahasim me të kaluarën.
Ai u shpall edhe lojtari më I mirë I muajit në Ligën e Parë, ndërsa shtoi dy asistë edhe në Europë.
Pritet të shihet cila do të jetë e ardhmja e tij, ndërsa ofertat duket se nuk mungojnë.


