Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxha, njeriu i super golave/ Ylli kuqezi konfirmohet njeriu i momentit në ligën kroate

schedule12:50 - 3 Nëntor, 2025

schedule 12:50 - 3 Nëntor, 2025

Kush nuk e dinte që e kishte një talent të tillë.

Gjithsesi, u desh të vinte ky sezon që Arbër Hoxha të shkëlqente aq fort sa që karriera e tij të ndryshonte totalisht.

Ylli I kombëtares shqiptare është kthyer në heroin e tifozëve të Dinamos së Zagrebit sidomos sepse shënon në ndeshjet derbi të kampionatit, dhe sepse realizon gola të shkëlqyer.

I tillë ai ndaj Rijekës, në një tjetër derbi, që erdhi vetëm pak minuta para fundit dhe nxorri Dinamon nga telashet duke I dhënë fitoren 2-1.

Kjo bëri që Hajduku të ketë sërish vetëm një pikë më shumë sesa “të kaltrit” në renditjen e Ligës së Parë të Kroacisë.

E përditshmja “Jutarnji List” e Zagrebit e cilësoi shqiptarin si njeriun që ishte llogaritur fillimisht si rezervë, por që është kthyer në shpëtimtar të rekordmenëve të titujve.

Sipas gazetës së kryeqytetit, Hoxha u duk I vetmi lojtar që mund të bënte diçka në pjesën e dytë, dhe kjo diçka ishte goli I fitores.

Natyrisht, tifozët nuk e harrojnë se në çfarë mënyrë 27-vjeçari shënoi ndaj Hajdukut, në derbin më të madh të vendit, dhe kjo në stadiumin “Poljud” të Splitit.

Klasi I tij duket që larg, dhe tani kuptohet qartë se përse trajneri I kombëtares, Silvinjo, ka pasur gjithmonë dobësi për këtë lojtar, dhe është përpjekur ta promovojë e ta nxisë si titullar te kuqezinjtë.

Këtë sezon të ligës kroate, Hoxha ka 3 gola dhe dy asistë.

E veçanta është se që të tre realizimet, kundër Hajdukut, Slaven Belupos dhe Rijekës ishte gola të niveleve botërore, si ato që mund të shënonte një Del Piero apo sot një Lionel Mesi.

Mesa duket Arbër Hoxha është gati për gjëra të mëdha dhe për tituj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!