Autoritetet e Emirateve të Bashkuara kanë refuzuar ekstradimin e Eldi Dizdarit. Gazetari Artan Hoxha në studion e Radar Informativ tha se nuk e çudit ky lajm.
Gazetari thekson se Emiratet janë kthyer në “parajsa” për personazhet e krimit, pasi nuk ekstradohen. Gjithashtu Hoxha zbuloi se refuzimi i ekstradimit të Dizdarit i është bërë më herët edhe Italisë.
“Nuk me çudit Emiratet janë si parajsë për personat që kanë probleme me ligjin. ajo është një parajsë për këtë fakt sepse është e vështirë që nga aty ti ekstradosh. në rastin konkret, ekstradimi e Eldi Dizdari përpara Shqipëri e ka kërkuar prokuroria e Firences. është një hetim i nisur në Firence për sa kohë nuk e kanë ekstraduar sot anti-mafia italiane. Shqipëria deri tani nuk ka ekstraduar asnjë person nga Emiratet.
vendi ku ata zakonisht rrinë është Dubai. Vetëm Franca ka arritur të bëjë ekstradim nga Emiratet. Shqipëria ka dështuar të ekstradojë personazhe të tjerë. Nuk është një gjë më që çudit. jo më kot ata që i quajmë bosë qëndrojnë në Emirate. Aty u garantohet paprekshmëri. I vetmi problem që mund të kesh është nëse kryen një vepër penale atje”, tha Hoxha. g.v/abcnews.al