Hoxha: Çmimi i kanabisit i lartë, Shqipëria furnizuesja kryesore e Greqisë

schedule13:45 - 8 Mars, 2021

schedule 13:45 - 8 Mars, 2021

Gazetari investigativ Artan Hoxha këtë të hënë ka qenë I ftuar në studion e ABC ku ka folur në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në drejtim të Greqisë.

Hoxha në fjalën e tij është shprehur se Shqipëria është furnizuesi kryesor i Greqisë me lëndë narkotike, dhe gjithashtu e përdor vendin fqinj si një urë lidhëse për të kaluar lëndë narkotike në drejtim të Turqisë dhe të vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas gazetarit këtë vit kanabisi vijon të jetë me çmim të lartë që trego se sasia është prodhuar në mënyrë të kontrolluar.

“Greqia është një ndër vendet kryesore që furnizohet nga Shqipëria për furnizimin e kanabisit por ne tashmë mbjellim kanabis dhe në Greqi, por a dhe vende që atje mbillet siç është zona e Kretës. Zona kufitare mes dy vendeve është shfrytëzuar nga trafikantët tanë për të kultivuar sa më shumë rrënjë kanabisi. Duke pasur parasysh se Greqia furnizohet nga Shqipëria gjithashtu është dhe një mënyrë për të dërguar kanabisin në BE apo në Turqi.

Rastet që greket kanë kapur në nëntorin dhe tetorin e vitit të kapluar dhe në janar janë me ton, p;or ishin ngarkesa që po shkonin drejt Turqisë. Gomonet e kapura ishin të mbushura me kanabis për në Turqi ku minimum i ngarkesave shkon në 1 ton. Ngarkesat që hyjnë për në Greqi ndjekin rrugët tokësore, me kamionë, maune ose me kafshë. Është fakt se kufiri i gjelbër është dhe rruga kryesore e futjes së kanabisit nga vendi jonë për në Greqi. Sa kohë që atje do të ketë një ngarkesë të shtuar për shitje ne atë qëllim kemi.

Kanabisi këtë vit vijon të jetë me çmim të lartë, që do të thotë se ka pasur një sasi të kontrolluar prodhimi, por sasitë që shkojnë në drejtim të Italisë, Greqisë apo Malit të Zi do të thotë se çmimi tregon se kanabisi është i cilësisë së lartë, Rastet e kapura së fundmi kanë dëshmuar rrugët që kemi në dispozicion dhe sasinë e transportuar”, ka thënë Hoxha.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!