Hoti: Veprimet në veri duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë

schedule12:06 - 26 Shtator, 2021

schedule 12:06 - 26 Shtator, 2021

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për bllokadën në veri, pas vendosjes së reciprotitetit me targat e automjeteve.

Sipas Hotit, gjendja në veri kërkon veprime të matura dhe të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë.

Reagimi i tij i plotë:

Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme.

Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!